Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Besimtarët vizitojnë varrin e Papës

15:00 / April 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Radhe tek varri i Papa Franceskut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një trëndafil i bardhë dhe mbishkrimi “Françesku” në latinisht. Ky është varri i Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë, ku ati i shenjtë do të prehet përjetësisht.

Tashmë besimtarët katolikë kanë filluar vizitat në varrin e Bergolios, pasi atij iu dha lamtumira ditën e shtunë, në një ceremoni ku morën pjesë rreth 400 mijë besimtarë dhe liderët botërorë.

Besimtarët që vizitojnë varrin formuan një radhë të gjatë dhe shprehën falënderimet e tyre për shërbimin e Françeskut në krye të kishës katolike.

Varri u hap në ditën e dytë nga nëntë ditët e zisë zyrtare për Françeskun, pas së cilës do të mbahet një konklavë për të zgjedhur Papën e ardhshëm. Papa Françesku zgjodhi vendin e varrimit të tij në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pranë një ikone të Madonës që ai e nderonte, sepse ajo pasqyron jetën e tij të përulur dhe të thjeshtë.

Ndërkohë, një Meshë e veçantë u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit, e udhëhequr nga Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit. Parolin konsiderohet një kandidat i mundshëm për t’u bërë Papa i ardhshëm për shkak të rëndësisë së tij në hierarkinë katolike.

Ende nuk është caktuar një datë për konklavën, por ajo duhet të fillojë deri më 10 maj. Kardinalët që udhëtuan në Romë për funeralin e Françeskut do të takohen rregullisht para konklavës, për të diskutuar drejtimin që duhet të marrë kisha katolike pas Bergolios, një Papë liberal që reformoi Vatikanin.

besimtaret papa francesku rome trendafil varri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.