Vetëm pak ditë më parë moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.
Moderatorja solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Emi dhe që tani është kthyer në një ndër bebushet më të komentuara në rrjet.
Disa ditë pas lindjes, Jonida vendosi ta nxirrte shëtitje të voglën e saj dhe çfarë i tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte trupi perfekt i moderatores menjëherë pas lindjes!
Me të drejtë, Besniku është bërë merak që partneren e tij të mos e marrin mësysh e të mos e kapë syri i keq, ndaj ka gjetur mënyrën më fantastike për ta mbrojtur.
Ai i ka varur Jonidës në vesh jo një thelpi, por një kokërr të madhe hudhre!
“Ja qita ni huder n’vend t’vothit se ma myti msyshi! Syni keq, F Y qetash!!!”- shkruan ai krahas fotos që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit.