Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Beteja 10 vjeçare me drogën, 26-vjeçari nga Elbasani: Fillimisht e shisja, pastaj nisa përdorimin

23:49 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beteja me drogen
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri janë rreth 10 mijë përdorues droge. Ora Neës sjell historinë e njërit prej tyre. Beni, 26 vjeç, nga Elbasani tregon betejën 10 vjeçare për t`u larguar nga lëndët narkotike.

“Kurioziteti, shoqëria e keqe”. Kështu e ka nisur rrugëtimin me lëndët narkotike ky 26-vjeçar nga Elbasani.

Në moshën 16 vjeçare, kurioziteti për efektet që shkakton droga, e kthyen në një përdorues të saj.

Beni: Kam tregtuar gati dy vjet, pas dy vjetësh pastaj e provova dhe vetë. Marijuanë dhe heroinë kam shitur. Marijuanën e pija rregullisht, kurse heroinën pas dy vjetësh pastaj e kam provuar.

Pas 10 vitesh, ai është ndërgjegjësuar për varësinë dhe gjurmët e rënda që droga lë në shëndet, ndaj dhe ka nisur betejën e vështirë për t`u çliruar prej saj.

Beni: Kam bërë ndalesa, e kam lënë heroinën gati një vit, gjashtë muaj dhe pastaj e kam filluar prapë. Kurse tani kam katër, pesë muaj që nuk e pi dhe po pres të ul dozën e metadonit dhe do të shkoj jashtë shtetit të punoj.

Beni tregon se nuk është i vetëm në këtë betejë, krah ka familjen e tij ku gjen gjithë forcën për t`i qëndruar larg joshjes së lëndëve narkotike.

Beni: Vetëm të lë këtë, çfarëdo lloj pune nuk e kam problem, vetëm  të lë këtë. Kjo është dëshira ime më e  madhe, të kthehem dhe njëherë siç kam qenë.

Prej disa muajsh, 26-vjeçari ka nisur frekuentojë Qendrën e Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë, ku është dorëzuar për të kërkuar ndihmë dhe trajtohet me metadon.

Mjekët shprehen se rastet janë në rritje çdo vit.

“Duke qenë se një pjesë e madhe e përdoruesve e marrin me injektim intravenozë. Nëpërmjet injektimit të drogës rrezikojnë të infektohen nga viruset e hepatitit dhe një për qindje e lartë e përdoruesve janë bartës të Hepatitit C, infektohen me virusin HIV”.

Këtë qendër e frekunetojnë çdo ditë rreth 55 përdorues të cilët marrin nivele të ndryshme metadoni.

Sipas studimeve, rezulton se në Shqipëri numri i përdoruesve të drogës është afro 10 mijë.

Droge Elbasan perdorues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Kryeministri Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur në botë

08:20 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.