Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar krizën në Partinë Demokratike. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama ka drejtuar vendin i patrazuar si asnjëherë më parë në 8 vite, duke qenë se vëmendja është përqendruar në situatën brenda PD.
Fevziu theksoi se në këtë situatë kemi një kryeministër që po jeton ditët e tij më të fuqishme dhe se vendi nuk ka opozitë.
“Pas 25 prillit qeveria vazhdon punën e saj, se di sa ditë ka pa parë ndonjë gjë është e pamundur të futen diskutimet për qeverinë se njerëzit nuk kanë vëmendje dhe në këtë aspekt Rama po drejton pas 8 vitesh më i patrazuar se në vitin e parë që kishte fituar 1 milion vota.
16 vjet Bashës si kanë mjaftuar për të njohur Berishën, ky është problemi Bashës nëse se ka njohur, edhe pse duhet thënë se mbështetja ndaj Bashës ka ardhur drejtpërdrejtë nga Berisha dhe pse ai e mohon.
Raportet e Berishës për të mos njohur Bashën ka pak logjikë se Berisha ishte njëri i pushtetshëm, por ky është zhgënjim personal qoftë i Bashës apo i Berishës por që nuk ka asnjë vlerë, sot vlera është te situata, me mundësi për tu çarë PD në dy pjesë dhe kemi një kryeministër që jeton ditët e tij më të fuqishme. Së shpejti kemi dhe zgjedhjet për president dhe me shumë mundësi ai mund të marrë dhe këtë institucion, dhe prandaj në këtë situatë vendi sot nuk ka opozitë”, ka thënë Fevziu.