Ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është shprehur se Berisha si lider karizmatik do të dijë të mobilizojë bazën e partisë e të sjellë ndryshimi.
Ristani thotë se Berisha nuk është e ardhmja e PD-së por mund të krijojë një shtrat të duhur që PD të vendoset në shinat e parimeve e vlerave për të cilat ajo është krijuar.
Arben Ristani: Me lidera karizmatikë si Berisha mund të mobilizojnë bazën e partisë e të sjellin ndryshim. Berisha vjen pas një mbështetje totale që i ka dhënë Bashës prej 8 vitesh, ku Basha në shumë raste ka thyer statutin dhe është sjellë si autokrat. Ka pasur shumë zëra kundër.
Pyetje: Ku ishit përse nuk i ngrinit këto shqetësime?
Arben Ristani: Unë kam kohë që kam folur kundër Bashës madje edhe me pozicione të larta në PD, sidomos për shkeljet autoritare. Berisha e do PD e besoj se do i bëjë një të mirë PD-së. Për mua ai nuk është e ardhmja e PD-së por mund të krijojë një shtrat të duhur që PD të vendosej në shinat e parimeve e vlerave për të cilat ajo është krijuar.