Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat
e rinj të kabinetit qeveritar, pas betimit të tyre në presidencë.
Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së . Mirëpres të punoj me të gjithë! #EUforAlbania🇪🇺🇦🇱”- shkruan ambasadri i BE në Tiranë.