Përplaset me betonin dhe ngec poshtë urës te Kodra e Diellit një betoniere.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes.
Për pasojë është krijuar trafik automjetesh.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia e cila ka normalizuar situatën.
Mjeti i tonazhit të rëndë nuk mund të lëvizë pasi ka ngecur mes betonit si pasojë e forcës së përplasjes.
Dyshohet se shoferi nuk ka parë se sa është lartësia e urës në këtë vend duke shkaktuar edhe ngecjen brenda urës.