Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bici: ASHK-NISA, prej sot shërbimi nis online pa detyrimin e dosjes fizike. Kujdes rigoroz nga ministri Manja

15:26 / April 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
435163411 1080808676322648 8704850814045621705 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici informon se sot ka firmosur aneksin e ri të Protokollit Teknik të Bashkëpunimit me NISA, që do të thotë se nis shërbimi online pa detyrimin e dosjes fizike.

”Nisja e trajtimit të dosjes nga ASHK menjëherë pas konfirmimit të tarifës shtetërore të aplikimit, nuk do të thotë se dosja fizike nuk nevojitet, por noteri ka 10 (dhjetë) ditë kohë për ta dërguar atë në drejtoritë e Kadastrës.

Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, biznesin por edhe noterët për të cilët koha është flori, të mos hasin më Aktin e Verifikimit “Kërkohet dokumentacioni në rrugë fizike””,-shkruan Bici.

Postimi i plotë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës prej ditës së sotme ofron për qytetarët dhe biznesin shërbim edhe vetëm pas aplikimit online nga ana e noterëve, pa qenë detyrim që puna të fillojë vetëm kur dokumentacioni fizik të mbërrijë në drejtorinë vendore.

Për mua si drejtuese e ASHK firmosja sot e aneksit të ri të Protokollit Teknik të Bashkëpunimit me NISA, që erdhi pas konsultimeve e takimeve të shumta me Dhomën Kombëtare të Noterëve dhe të tjerë aktorë e faktorë, e nën vëmendjen dhe kujdesin rigoroz të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, është një tregues i qartë i frymës, dëshirës dhe vullnetit për të bërë më të mirën, më cilësoren dhe më të shpejtën në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Nisja e trajtimit të dosjes nga ASHK menjëherë pas konfirmimit të tarifës shtetërore të aplikimit, nuk do të thotë se dosja fizike nuk nevojitet, por noteri ka 10 (dhjetë) ditë kohë për ta dërguar atë në drejtoritë e Kadastrës.

Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, biznesin por edhe noterët për të cilët koha është flori, të mos hasin më Aktin e Verifikimit “Kërkohet dokumentacioni në rrugë fizike”.

Unë jam e sigurtë se shumë shpejt do të kemi lajme të tjera po kaq të rëndësishme në drejtim të shërbimit cilësor të ASHK, që ndikon direkt në përmirësimin e klimës dhe mbarëvajtjen e punëve të qytetarit dhe biznesit.

ASHK bici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.