Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u shpreh se mbetet për t’u parë nëse inteligjenca artificiale (AI) është e rrezikshme, por nënvizoi se kompanitë e teknologjisë kishin përgjegjësi për t’u siguruar që produktet e tyre të ishin të sigurta përpara se t’i bëjnë publike.
Biden iu tha këshilltarëve të shkencës dhe teknologjisë se AI mund të ndihmojë në adresimin e sëmundjeve dhe ndryshimeve klimatike, por ishte gjithashtu e rëndësishme që të adresoheshin rreziqet e mundshme për shoqërinë, sigurinë kombëtare dhe ekonominë, transmeton Telegrafi.
“Kompanitë e teknologjisë kanë një përgjegjësi, sipas mendimit tim, të sigurohen që produktet e tyre të jenë të sigurta përpara se t’i bëjnë publike”, tha ai në fillim të një takimi të Këshillit të Presidentit të Këshilltarëve për Shkencën dhe Teknologjinë (PCAST).