Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ndodhet në Lindjen e Mesme, ku sot është ndalur në një vizitë zyrtare në Izrael.
Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi prekëse dhe të bukur të Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet i ulur në gjunjë duke biseduar me dy mbijetuar të Holokaustit.
”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.