Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden përfundon udhëtimin në Evropë: Garanci absolute të lidhjeve transatlantike

21:11 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 2
WEST COLUMBIA, SOUTH CAROLINA - JULY 6: President Joe Biden speaks about his economic plan at the Flex LTD manufacturing plant on July 6, 2023 in West Columbia, South Carolina. The president announced a new partnership between Enphase Energy and Flex LTD. (Photo by Sean Rayford/Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij evropian me një vizitë në Finlandë, ku u takua me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s dhe të vendeve të tjera nordike. Siç njofton nga Helsinki korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, konflikti në Ukrainë ka hedhur një hije mbi të ardhmen e kontinentit.

Nga kryeqyteti i Finlandës, presidenti Joe Biden siguroi vendin më të ri anëtar të NATO-s për angazhimin e aleancës. Ai u përpoq të zbuste shqetësimet evropiane se një ndryshim në administratën amerikane mund të nënkuptojë lidhje të pasigurta transatlantike.

“Ju garantoj absolutisht për këtë. Nuk ka dyshim. Ka mbështetje dërrmuese të popullit amerikan”

Paraardhësi i presidentit Biden, Donald Trumpi pati thënë se NATO-s i ka ikur koha, duke shkaktuar shqetësim mes aleatëve. Me anëtarësimin e pritshëm të Suedisë, aleanca do të ketë dy anëtarë të rinj. Presidenti finlandez Sauli Niinistö tha se vendi i tij ndihet më i sigurt.

“80% e popullsisë sonë mbështet anëtarësimin në NATO dhe më shumë se 80% thonë se do të mbrojmë edhe aleatët tanë”.

Bëhet fjalë për mbrojtje nga agresioni i presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin presidenti Biden tha se tashmë e kishte humbur luftën me Ukrainën.

“Putini ka vërtet një problem. Si të dalë nga kjo luftë? Çfarë të bëj?”, tha presidenti Biden.

Ky është një tjetër ndryshim nga zoti Trump, i cili u takua me Putinin në Helsinki pesë vjet më parë dhe tha se besonte se Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, pavarësisht provave të zbulimi.

Në Helsinki, presidenti Biden u takua gjithashtu me udhëheqës të vendeve të tjera nordike, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës, të cilët tani janë anëtarë të NATO-s. Ai u kthye në Uashington të enjten në mbrëmje.

biden evrope lidhje translantike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.