Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden: Ta kthejmë krizën në mundësi

23:58 / April 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden dhome 696x392 1 e1610925483520
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit të tij të parë në Kongres u përpoq të sigurojë popullin amerikan se vendi është duke e kthyer rrezikun në mundësi, pasi koronavirusi (COVID-19) bëri shkatërrim të madh.

“Amerika është në lëvizje përsëri pasi u përball pandeminë më të rëndë brenda një shekulli, që shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmë milion njerëzve dhe një nga rëniet më të këqija ekonomike në histori”, theksoi Biden.

“Kombi po kthen rrezikun në mundësi. Krizën në mundësi. Problemet në fuqi”, shtoi Biden përpara 100 ditëshit të tij në detyrë.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Biden mbajti fjalimin para një grupi të vogël përfaqësuesish demokratë dhe republikanë.

Ai shtoi se po vjen për të diskutuar krizën dhe mundësitë, rindërtimin e kombit, ringjalljen e demokracisë dhe fitoren e së ardhmes së Amerikës.

“Ne të gjithë e dimë që jeta mund të na sjellë poshtë, por ne në Amerikë kurrë, pikërisht kurrë nuk qëndrojmë poshtë. Amerikanët ngrihen gjithmonë. Sot ne e bëjmë atë. Amerika po rritet përsëri, duke zgjedhur shpresën në vend të frikës, të vërtetën mbi gënjeshtrat dhe dritën mbi errësirën”, tha Biden.

Ai shtoi se shumë punë duhet bërë për të mposhtur koronavirusin.

“Përparimi ynë në 100 ditët e kaluara në luftën kundër një prej pandemive më të këqija në histori është një nga arritjet më të mëdha logjistike që ka parë ky vend”, tha presidenti i SHBA-së.

Biden paralajmëroi se rivalët e SHBA-së po kërkojnë me shpejtësi të ulin hendekun në udhëheqjen globale të SHBA-së, duke treguar në mënyrë specifike presidentin kinez Xi Jinping duke u bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve që të qëndrojnë prapa planeve të tij të gjera për të rindërtuar vendin.

“Xi është shumë serioz në planin e tij për t’u bërë kombi më i rëndësishëm në botë”, shtoi Biden duke nënvizuar se kombi duhet të investojë tek fëmijët në mënyrë që të fitojë atë garë për të ardhmen.

“Nuk mund të jemi aq të zënë duke garuar me njëri-tjetrin sa të harrojmë se gara është me pjesën tjetër të botës për të fituar shekullin e 21-të”. Për të fituar këtë garë për të ardhmen, ne duhet të bëjmë një investim një herë në një brez për familjet tona – për fëmijët tanë”, deklaroi presidenti amerikan.

biden krizen kthejme mundesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.