Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nisma e qeverisë “Rama 3” për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit, po i jep që tani efektet negative.
“E dinim që do të kishte rënie të aplikimeve nga ky ligj. Nga 3100 vitin e kaluar, kemi 1000 aplikantë. Domethënë që 2 në 3 na kanë ikur. Tjetra është se vumë re se mesatarja e pikëve të marra ishte 60%, pra i bie nota 6. Pra, edhe cilësia e atyre që do të hyjnë në Mjekësi është më e ulët”, tha Alimehmeti.
“Kjo cilësi do të përkthehet në shërbim. Nesër do të kesh edhe më pak mjekë, edhe më pak cilësorë. Kjo vjen si rrjedhojë e gjërave të padiskutuara me grupet e interesit”, shtoi Alimehmeti.