Asambleja Kombëtare në Francë ka votuar pro rrëzimit të qeverisë së kryesuar nga Michel Garnier. Pas debatit të sotëm në Asamble, 331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Garnier.
Deputetët shqyrtuan dy mocione mosbesimi, të paraqitura të hënën nga e majta dhe nga Rassemblement National, pasi qeveria ka marrë përsipër miratimin pa votim të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore. Mocioni i majtë u miratua sot në mbrëmje, falë mbështetjes nga RN.
Presidenti francez Emmanuel Macron është i sigurt se do të emërojë një kryeministër brenda 24 orësh, pas mocioneve të mosbesimit. Këtë ka deklaruar një ish-ministër në BfmTv.
“Kreu i shtetit nuk do të paraqitet pa qeveri përpara Donald Trump këtë fundjavë,” ka thënë një burim tjetër afër presidentit.
Trump, i rizgjedhur president i SHBA-së, do të jetë të shtunën në Paris për hapjen e Katedrales Notre-Dame.