Kuzhina e një kopështi në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e fëmijëve që janë aty.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Top-Channel, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në kuzhinën e këtij kopështi por fatmirësisht, jo në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, dhe siç raportohet paraprakisht, shkak është bërë shpërtimi i një bombole gazi. Fëmijët janë evakuuar në kohë duke i shpëtuar zjarrit dhe tymit.