Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bien daullet e luftës…dhe Putini bën lëvizjen e parë

15:54 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
773E1D5C B3AF 4CAF 9985 35168E130C13 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vladimir Putini shfaqet në Siri, në atë që përbën vizitën e dytë zyrtare në vend. Një vizitë e beftë, e cila vjen ndërsa daullet e krizës iraniane dëgjohen fort, e teksa Shtetet e Bashkuara që po nxitojnë në një luftë kundër Teheranit

Ishte e pritshme një lëvizje e Putinit në atë që është një krizë globale, duke pasur parasysh se një luftë kundër Iranit nuk është një çështje rajonale.

Duke vizituar Sirinë, Putini la të nënkuptohet se Lindja e Mesme mbetet përparësi për Moskën. Ai nuk mund të vizitonte Teheranin, pasi do të kishte hyrë drejtpërdrejt në situatën kritike, të cilën dëshiron ta shmangë, por udhëtimi në Damask ka të njëjtën vlerë.

Një lëvizje e rëndësishme. Nëse luftë do të ketë, ky është mesazhi, Moska nuk do të rrijë e të vështrojë, edhe pse modalitetet e qëndrimit të saj janë ende të papërcaktuara.

Dhe duket një afirmim, se forcat ruse të vendosura në Siri do të mbrojnë Damaskun nga agresionet e mundshme, të cilat nuk përjashtohen duke pasur parasysh se në këtë vend ndodhen grupet ushtarake të lidhura me Teheranin.

Vizitë që nuk mund t’I shpëtojë askujt, ajo e Putinit, i cili përveç se ka ngarë vetë makinën nëpër rrugët e Damaskut, ka vizituar si forcat e armatosura ruse të vendosura në vend, ashtu edhe disa ndërtesa të rëndësishme në Damask, duke përfshirë Xhaminë e Madhe të Umajadit dhe vendin e shenjtë të Shën Gjon Pagëzorit, ku ai vuri në dukje praninë e tij në regjistrin e posaçëm.

Ai vizitoi gjithashtu katedralen Mariamite të Damaskut, kishën më të vjetër në qytet dhe selinë e Patriarkanës Ortodokse Greke të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes, duke dhuruar një ikonë që përshkruan Virgjëreshën Mari (sipas lajmeve nga agjensia Siriane Sana).

Në një intervistë me Ria Novosti në mes të shkurtit, Presidenti Sirian Bashar al-Asad tha: “Prania ushtarake e Rusisë në Siri ka për qëllim kryesisht ruajtjen e ekuilibrit në botë, duke qenë se bota e sotme nuk jeton sipas kritereve të bazuara në ligjshmërinë, por i bindet parimit të forcës. Kjo është arsyeja pse ndikimi ushtarak rus është i nevojshëm për të ruajtur një ekuilibër në botë”. Fjalë që sot tingëllojnë më aktuale se kurrë. / Il Giornale – Bota.al

iran Khamenei putin russia siria trump USA war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.