Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Bien depozitat në nëntor, shqiptarët tërheqin paratë

11:38 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paraprea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë publikoi statistika ku tregohet se kursimet e individëve, bizneseve e institucioneve shtetërore në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë lekë. Duhet thënë se në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe individëve si në lekë ashtu dhe në valutë.

Duhet thënë se ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në verë.

Dy vitet e fundit, tendenca e kursimeve ka qenë në rënie, duke reflektuar si rrudhjen e tyre në lekë nga interesat e ulëta ashtu dhe efektin që ka dhënë nënçmimi i euros në treguesin e depozitave në valutë (i cili raportohet në euro).

Gjatë vitit të fundit, kursimet e individëve kanë vijuar tkurrjen. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që nga nëntori i vitit të kaluar, depozitat në total të individëve kanë rënë me 18 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro.

Depozitat në valutë kanë shënuar një rënie më të ulët vitin e fundit me 5.3 miliardë lekë, por këtu duhet pasur parasysh dhe efekti i zhvlerësimit të euros. Për kursimet në valutë tendencë e fortë ka qenë zhvendosja e tyre në llogari pa afat.

depozita kursime para terheqje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorë të Sarandës

10:16 / January 29, 2026

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

08:24 / January 17, 2026

Durrës/ Protesta e tretë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

19:21 / January 9, 2026

Tyson Fury u tërhoq një vit më parë, do të rikthehet sërish në boks

16:39 / January 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.