Në këto momente në shumë shtete të botës, ka rënë rrjeti social Facebook dhe Instagram
Të gjithë personat që kanë tentuar të kyçen në llogarinë e tyre kanë hasur probleme.
Facebook ka marrë në pak minuta mbi 2 mijë raportime, ndërkohë që kompania njofton se po bëhen ndërhyrje dhe se çdokush do mund të kyçet në pak minuta.
Gjithashtu përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale nuk mund të publikojnë dot asgjë.

