Para disa kohësh, Xhemi Shehu i theu të gjitha pritshmëritë me ushtrimin që bëri në palestër, ku mbajti peshë trajnerin e saj. Por, si për të sfiduar edhe moderatorja e Top Channel, Bieta Sulo, me këmbëngulje të trajnerit, Edmond Stafa ka arritur të kryejë të njëjtin ushtrim.
Ushtrimi që praktikoi moderatorja quhet Doubleplank dhe është shumë i vlefshëm për muskujt e barkut dhe të këmbëve. Ajo ka postuar foton e saj në InstaStory mbi të cilën ka shkruar:
“Dhe vjen dita që qëndron në plank edhe me pasha sipër”.
Me sa duket edhe Bieta e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe po del më mirë se ç’e prisnim!