Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe emergjencat civile vendore, vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të përballuar vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare, sot janë angazhuar 953 efektivë, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë, si dhe një avion Canadair nga Italia, në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Operacionet nga toka dhe ajri janë përqendruar në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë:
Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
Zall Gjoçaj – Mat
Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
Kalasë – Delvinë
Markat – Konispol
Piqeras & Sasaj – Himarë
Fang & Kulme – Rrëshen
Dishnicë – Korçë
Parku i Prespës – Pustec
Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
Dragobi & Mali i Shkëlzenit – Tropojë
Shëngjergj – Tiranë
Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe
Situata në shumë prej këtyre vatrave paraqitet e vështirë për shkak të terreneve të thyer dhe temperaturave të larta, që favorizojnë përhapjen e flakëve.
Ndërhyrjet po vijojnë me intensitet për të mbajtur nën kontroll rrezikun për banesat dhe mjedisin natyror.
