Vijon të thellohet fatkeqësisht bilanci nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe në Siri. Numri i jetëve të humbura tani më tani është të paktën 8,764.
Në Turqi, 349 vdekje të tjera u raportuan të mërkurën, duke e çuar totalin në vend në 6,234, sipas zyrtarëve turq. Të paktën 34,810 persona janë plagosur në Turqi, tha të martën nënpresidenti turk Fuat Oktay.
Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjithë Sirinë.