Aloe Vera është një bimë shumëvjeçare, e cila posedon cilësi të jashtëzakonshme, e quajtur prej shekujsh “bima e mrekullisë.”
Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.
Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.
Aloe Vera përveç vlerave të shumta që ka përdoret shumë edhe kundër sinozitit.
Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.
Përgatitja:
Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje.
Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë.
Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohë.