Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
florjan binaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ftuar në studion e emisionit “Opinion” këtë të enjte ishin 3 nga nismëtarët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Edlira Çepani dhe Florjan Binaj. Binaj i ktheu përgjigje analistit Robert Rakipllari në lidhje me mosbesimin ndaj kësaj lëvizjeje. Ai u shpreh se në Shqipëri “edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë”. Sipas tij, në këtë lëvizje ka njerëz që kanë kontribut në shoqëri.

Robert Rakipllari: Ajo që përtej kësaj që do ju pyes dhe ajo që gjithë ne kemi, mesbesimi, është fakti që nga ajo që kam dëgjuar deri tani është që nuk po dëgjoj ide të reja. Ideja është që jemi keq, pse pensionet aq… Edhe njëherë po ju them, ajo që keni bërë ju në këto kushte është ajo që duhet. Pra tre personazhe me kauza publike që nuk jeni të përdorur nga politika. Çfarë duhet përtej kësaj, për t’u bërë i besueshëm në politikë? Ide nuk shoh. Të gjitha ato që tha Lapaj janë gjëra që bëhen pasi vjen në pushtet. Shqipëria ka një problem tjetër sipas këndvështrimit tim. Këtu është bllokuar rotacioni. Pra kemi një qeveri që e quajnë regjim pjesa e intelektualëve që ka bllokuar rotacionin dhe i rregullon zgjedhjet me mënyra të ndryshme. A ke ide që njerëzit të të besojnë para se të shkosh aty?

Florjan Binaj: Është plotësisht e drejtë ajo mosbesia që është gjithandej lart e poshtë për këtë vend. Fakti që ne po themi të njëjtat gjëra që kanë thënë dhe ata para nesh është fakti që ata i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë. Se politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë. Këtu edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë, e marrin nëpër këmbë, e çojnë andej këndej, e bëjnë për budalla e këtej me radhë.

Robert Rakipllari: Kanë dështuar lëvizjet e reja?

Florjan Binaj: Janë blerë. Problemi i këtyre se për ne është një nga pikat më të forta. Ne secili kemi mbi 1 dekadë përvojë. Unë kam gati 20 vite përvojë kontribut në fushën time, Edlira po ashtu më shumë se 20 vite në fushën e saj, Adriatiku gati 20 vite në fushën e tij… Ne kemi bërë këtë dhe po vijmë në këtë pikë. Gjithë pjesa tjetër që po na krahasojnë dhe po na venë në peshore e kanë filluar nga kjo pika e fundit dhe e kanë bërë karrierën mbrapa.

Florjan Binaj Politikanet Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.