‘BINDJA DEMOKRATIKE’ do të jetë partia e re e djathtë që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Vendimi u mor këtë të shtunë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku u diskutua mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.
Bindja Demokratike të martën do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, edhe në KQZ.
Pas mbledhjes së themeluesve, programit dhe organeve drejtuese duhet të paraqitet në gjykatë kërkesa për regjistrim. Partia regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë. Kërkesa e depozituar në gjykatë duhet që të përmbajë për çdo anëtar; emër, mbiemër, numrin personal dhe vendbanimin.