Tashmë është zyrtare që Astrit Patozi do të jetë kryetari i “Bindja Demokratike”, duke zbuluar dhe detaje nga regjistrimi i këtij subjekti, që ka arritur të mbledhë tre mijë firma për t’u regjistruar në Gjykatë.
Në mbledhjen që zgjati tre orë mbrëmjen e të hënës u tha se nuk do të ketë një kryetar, por një bord, por siç shihet nga regjistrimi në Gjykatë, partia e re do të drejtohet nga Astrit Patozi. Ndërkohë nuk dihet ende roli i Rudina Hajdarit në këtë parti.
Lexo edhe- Flet për herë të parë Astrit Patozi, zbulohet kush do e drejtojë
Më herët Patozi, në një statust për krijimin e grupit të ri parlamentar të PD-së, ai foli edhe për një kauzë të riformatimit të sistemit politik, duke i paraprirë kështu krijimit të “Bindjes Demokratike”.
“Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve”, shkruante Patozi.