Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz jep dorëheqjen nga roli i tij. Edhe zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.
Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë me zyrtarë të lartë që planifikuan sulme ushtarake në Jemen. Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.
Michael Waltz, ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij.
Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019.
