Krishtlindjet erdhën dhe recetat që gatuhen për këtë festë janë të shumëllojshme. Biskotat e Krishtlindjeve janë një nga traditat më të hershme të cilat janë të formave, shijeve dhe ngjyrave të ndryshme.
Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë se si të përgatisni biskotat e Krishtlindjeve:
Përbërësit:
250 mg miell
1 filxhan çaji sheqer
1 filxhan gjalp ose vaj ulliri
½ filxhan qumësht
1 lugë vanilje
1 vezë
¼ lugë çaji kripë
ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme
kokrriza karamelesh.
Në një enë të thellë hidhni fillimisht gjalpin e shrirë dhe sheqerin. Me anë të mikserit përziejni mirë të dy përbërësit. Më pas shtoni miellin, pluhurin e pjekjes, vezën, qumështin, vaniljen, kripën dhe përziejni me mikser me shpejtësi të ngadaltë derisa të formohet një masë brumi e hollë, homogjene dhe elastike.
Merrni forma të ndryshme, ylli, peme, njeriu dhe formoni biskotat me brumë. Sipër biskotave hidhni ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme, copëza karamelesh, arrash etj.
Lyeni tepsinë me pak gjalp ose vaj ulliri dhe ngroheni sobën në temperaturën 180 gradë. Piqini biskotat për 30 minuta derisa ato të kenë marrë ngjyrë të artë