Biza është një mrekulli e natyrës. Nodhet mes Tiranës dhe krahinës së njohur të Martaneshit, në rrethin e Bulqizës. Vitet e fundit Biza rënkon dhe ka pak vizitorë.
Banorët e Martaneshit thonë se ky është një vend i mrekullueshëm. “Dikur në Bizë kishte mbi 120 familje që punonin e banonin në kushte të mira. Gjithë ajo fushë, mbi 380 hektarë tokë, ku ndodhej baza eksperimentale e patates. Kishte një fermë blektorale, sektorin e shfrytëzimit pyjor dhe punishte për përpunimin e lëndës drusore, sektorin i Ndërmarrjes së Furnizimit të Punëtorëve, qendër shëndetësore dhe shkollë 8 vjeçare”, shkruajnë banorët e Valit të Martaneshit.
Po tani? Fotoja tregon si është katandisur Biza, vetëm 60 kilometra larg Tiranës. Askush nuk interesohet për këto resurse turistike të pa shfrytëzuara. /tirananews.al/