Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biznesmenes i humb unaza me vlerë 750 mijë euro, stafi e gjen brenda në…

22:04 / December 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoteli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një unazë me vlerë 750 mijë euro, që u zhduk nga hotel Ritz në Paris u gjet në një fshesë me korrent. Pronarja, një biznesmene nga Malajzia e cila kishte qëndruar në hotel, bëri kallëzim në polici të premten, pas dyshimeve se ia kishte vjedhur një nga punonjësit.

Por sipas asaj që raporton Le Parisien, punonjësit e sigurisë së hotelit në fjalë e gjetën unazën e çmuar mes pluhurit të qeses së fshesës me korrent të dielën. Biznesmenja u largua drejt Londrës së premten, por mësohet se nuk do të kthehet në Paris për të marrë unazën. Hoteli Ritz, sipas medias franceze, i ofroi asaj 3 netë të tjera falas për shqetësimin e krijuar, ofertë që siç duket u refuzua nga klientja.

Biznesmenja i tha policisë se e kishte lënë unazën në tavolinën në dhomën e saj të hotelit të premten dhe kishte shkruar për të bërë pazar në qytete për disa orë. Kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur më.

Unaza është marrë në ruajtje nga policie derisa e zonja e saj të shkojë për ta marrë.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për bizhuteri të zhdukura në këtë hotel. Në 2018-n, 5 persona të armatosur grabitën një argjendari që ndodhet brenda tij. Vlera e sendeve të marra shkonte mbi 4 milionë euro. Vitin e shkuar, një anëtare e familjes mbretërore saudite raportoi grabitjen e bizhuterive me vlerë mijëra paund në një nga dhomat luksoze të hotelit.

biznesmene stafi unaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.