Erion Mane, pronar i ‘Mattias Travel’ ka publikuar ditën e sotme në presidencë bisedat që ka zhvilluar me Blendi Gonxhen, drejtues i DPSHTRR-së, i cili në fund të bisedave mes tyre i ka dërguar një foto të postuar nga Mane në Facebook, ku mbështeste Monika Kryemadhin.
‘Do thoni ju pse unë ju drejtova presidencës, i jam drejtuar drejtorisë përkatëse, por mora informacioen negative. Më 12 maj 2020 pas një takimi të organizuar në presidencë kemi bërë një takim në presidencë në lidhje me vështirësitë e këtij sektori. Pas këtij takimi, në qershor, unë marr çdo ditë të shtunë gjoba të herë pasherëshme nga autoritetet rrugore. Ky ishte një ligj i rrëzuar. Më kanë thënë që tu drejtohem gjykatës, por ka një problem pasi në gjykatë zgjat 3 ose tre muaj dhe më bie të rri pa punë. E njëjta situatë më ka ndodhur të shtunë, ku më kanë një nga drejtuesit e mjeteve të kompanisë. Vetë polici rrugor i thotë që kjo licencë nuk ekiziston më. Personi që jepte urdhra i thoshte më dërgo gjobën me foto në Whatsapp. deri këtu e lash me kaq për tu marrë vetë me këtë çështje. Ky është Blendi Gonxhe, (Tregon SMS-të) për tu qetësuar dhe vetë i shkruaj në mëngjes.’- tha Mane.
Blendi Gonxhe i ka thënë gjatë bisedës se ai nuk ka pse ti paguaj, pasi këto janë gabime të policisë dhe se do t’i krijonte lehtësi për zgjidhjen e rastit.
Gonxhe: Jo nuk duhet të paguash asnjë lekë! Mos paguani asgjëkundi, do vij personeli me ty për të marrë letrat.
Pas kësaj, Mane ka falenderuar Gonxhen, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar në mesazh një foto të postimit të tij në Facebook, ku kishte publikuar një mesazh mbështetës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
‘Kam postuar një foto të Monika Kryemadhit dhe më tha s’ka gjë që se për ty ne jemi një gjethe e kalbur. Ngela shumë i ofenduar më këtë pjesë.’- tha Mane.