Kontrolli pranë banesës së Arben Ahmetajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka përfunduar. Mësohet se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve. Brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.
Krahas 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, sot oficerët e BKH-së por kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet.
Ahmetaj ndodhet pranë vajzës së tij në Britaninë e Madhe dhe se sipas avokatëve, do vijë në Shqipëri kur sipas tij të mësohet e vërteta. 117 deputetë mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama votuan pro kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit dhe më pas kontrolleve që do të sjellë edhe arrestimin e tij.
Datat e rëndësishme të dosjes Ahmetaj
22 qershor 2023-SPAK merr në pyetje Arben Ahmetaj si person në hetim.
7 korrik 2023-Kreu i SPAK Altin Dumani firmos kërkesën drejtuar Kuvendit ku i kërkon t’i hapet rruga arrestimit të Arben Ahmetajt dhe kontrollit të banesës së tij.
10 korrik 2023-Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thërret Këshillin e Mandateve.
14 korrik 2023-117 deputetë mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama votuan pro kërkesës së SPAK. Në një mesazh publik kryeministri Rama deklaron se hetimi i SPAK ka qenë i plotë dhe se i takon gjykatës të vendosë.
14 korrik 2023-SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesave të tij. Avokti Henrik Ligori deklaron se klienti i tij, ndodhet në Angli pranë vajzës së tij dhe do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri.
18 korrik 2023-Oficerë të BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) kontrollojnë banesën e Arben Ahmetajt si dhe partneres së tij Erjola Hoxha në Gjirin e Lalëzit si dhe në Tiranë.