Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka aksionin e hetuesve të BKH në shtëpinë e Erion Veliajt, ku u sekuestrua telefoni i bashkëshortes së tij, e quan tentativë për makijazh.
Për të Veliaj është i përfshirë kokë e këmbë në disa afera të rënda dhe prapë po hetohet nga Struktura e Posaçme vetëm për çështje pasurie.
“Janë të gjitha tentativa për makijazh. Opinioni e konsideron SPAK si një krijesë politike të Ramës dhe një organizëm që po lufton opozitën. Për të bërë makijazh, Dumani dhe SKAP insinuojnë hapa të tillë për të treguar që po punojnë dhe po hetojnë qeveritarët. Veliaj është i zhytur kokë e këmbë tek incineratori i Tiranës, dhe SKAP nuk e heton.
Veliaj i zhytur në një aferë ruse tek inceneratori i Tiranës dhe nuk po hetohet. Ai është i përfshirë tek afera 5 D dhe prapë nuk po hetohet. Po bëhet një hetim gjasme pasuror. Veliaj ndikon në prishjen e provave për cështjen ruse dhe atë iraniane. Dhe rrinë 3 orë për një telefon. Përse? Budallenj janë ata”, tha Noka në Of the Record për Andrea Dangllin.