“Një lajm i mirë për të gjithë ne, shprehet ministri i Bujqësisë. Bashkimi Europian do të financojë një projekt me vlerë 5 milionë euro në mbështetje të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare në Shqipëri. Sot prita në takim z.Ray Ellard, drejtor i Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë. Ky institucion është një nga më të njohurit në botë kur vjen fjala tek siguria ushqimore”.
Mësohet është diskutuar për modelin organizativ të sigurisë ushqimore dhe shërbimit veterinar në Irlandë, me qëllim zbatimin në vendin tonë të praktikave më të mira në këtë drejtim. Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV do të bashkëpunojnë ngushtësisht me këtë institucion, si dhe homologët nga Finlanda që janë pjesë e konsorciumit për zbatimin e projektit me kohëzgjatje 4-vjeçare.
Ministri thotë se: “Ne kemi shumë për të mësuar nga historitë e tyre të suksesit dhe natyrisht nuk duhet të përsërisim dështimet. Ky projekt kontribuon gjithashtu edhe në përafrimin e standardeve të sigurisë ushqimore me ato të vendeve të BE-së. Siguria ushqimore për ne është prioritet i padiskutueshëm. Jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje në këtë drejtim, me zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzo”, përfundon Cuci’.