Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bledi Çuçi ministër i Brendshëm! Baton Haxhiu: Propozim i kujdesshëm, Rama nuk dëshiron konflikt para zgjedhjeve

21:08 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton haxhiu e1527192796663
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Propozimi i Kryeministrit Rama për të vendosur Ministër të Brendshëm Bledi Çuçin ka sjellë reagime të shumta.

Së fundmi në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari, Baton Haxhiu, i cili vendimin e kreut të qeverisë e ka cilësuar si një hap të kujdesshëm duke shtuar se ka zgjedhur një njeri që sipas gazetarit ka një karakter. I ftuar në “Abcnews” ai ka thënë se Rama nuk dëshiron konflikt dhe as përplasje me presidentin Ilir Meta përpara zgjedhjeve. Po ashtu ai është ndalur edhe tek dorëheqja e Ministrit Sandër Lleshaj duke thënë se ky i fundit mbajti peshën më të madhe të revoltës pas vrasjes së të riut nga policia.

“I kujdesshëm për të mos zgjedhur një njeri që ka ashpërsi, një karakter që edhe në dukje edhe në veprim është ashtu. Rama e njeh Bledin se çfarë është puna e tij.  Rama nuk dëshiron konflikt para zgjedhjeve, nuk do ashpërsi.  Ndryshe do dërgonte në presidencë një njeri që presidenti do e refuzonte duke i lënë peshën Metës. Ose ta linte vendin pas ministër të Brendshëm për t’ia lënë në dorë presidentit. Duke qenë se kritikat ndaj kryeministrit ka qenë se përzgjedh femra në poste të tilla dhe ato nuk i përmbushin kushtet, e kanë bërë që të përzgjedhë një njeri që nuk është konfliktual. Unë po të isha do veproja ndryshe. Dorëheqja moral dhe ajo profesionale janë dy koncepte. Dorëheqja i takon dikujt që ka peshë publike. Peshën më të madhe të dorëzimit dhe të ndërgjegjes e ka bërë përmes Lleshajt dhe nuk besoj se dikujt i intereson se çfarë është drejtori i Policisë pasi me vetë funksionin që ka ai do të jetë i ashpër. Por nuk mund ta ndalë edhe secilin polic të çmendur. Ky është rasti i parë që një polic gjuan . Ata që e dinë çfarë është protesta. Protesta duhet të ketë një qëllim. Jo një protestë e disiplinuar. Mendoj që ka pasur dhunë selektive të panevojshme. Nëse njerëzit kanë një mllef për një vrasje dhe e shohin veten brenda viktimës, atëherë protesta e ka një kuptim. Beteja e diskursit nuk më intereson. Opozita ka të drejtë të organizojë protesta për të prekur dobësinë e pushtetit”, deklaroi Baton Haxhiu.

Pas dorëheqjes së Sadnër Lleshajt, Kryeministri Rama ditën e sotme ka propozuar që Ministër i Brendshëm të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Ministre e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

blendi cuci haxhiu konflikt kujdesshem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.