Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar të arrirë strukturën e Policisë së Shtetit përsa i përket perceptimit të politizimit të saj.
Në konferencën e përbashkët me zv.ministren Romina Kuko dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, Çuçi tha se Polciia e Shtetit ka kënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, duke e nënkuptuar s është shumë më pak e politizuar se strukturat e këtyre vendeve.
“Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, apo Spanja, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr. Kjo u jep përgjigje të gjithë atyre që s’lënë vend pa shpifur që Policia e Shtetit është bërë një polici politike. Me kënaqësi e shohim që Shqipëria prapë është në një trajektore pozitive. Shikoni si ka shkuar trajektorja e depolitizimit të Policisë nga viti 2013 deri në vitin 2020. Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr,”- tha Çuçi.