Ish-ministri i Brendshëm, deputeti Bledi Çuçi është prezantuar këtë të hënë në nisje të sesionit të ri Parlamentar, si kreu i grupit të PS-së në Kuvend. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe “OK” e deputetëve socialistë. Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni. Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.
Postime te ngjashme
Add A Comment
