Gazetari Blendi Fevziu tha se situata është shumë e rëndë pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Sipas tij ka dy rrugë, o do ketë përplasje o do ketë marrëveshje.
Fevziu tha:
“Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite. Ka pasur situata të tjera edhe më të vështira, por kjo situatë është e paprecedentë dhe askush nuk e parashikon dot se si mund të jetë zgjidhja. Ka vetëm dy rrugë, o do ketë përplasje o do ketë marrëveshje.”