Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet, për urbanët e ka fjalën bashkia e Tiranës

20:22 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi gonxhja 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe siguron qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për transportin ndërqytetës. “Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët” tha ai.

Por a do të ndodhë e njëjta gjë edhe për transportin urban? Gonxhe nuk dha siguri duke u shprehur se kjo është kompetencë e bashkive për të menaxhuar situatën për transportin brenda qytetit. “Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai në ABC.

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës duke kërkuar indeksimin e çmimit të karburantit. Por Gonxhe shprehet se këtë problem duhet ta zgjidhë bashkia e Tiranës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit i kalon Tiranës, por edhe bashkive të tjera një pjesë të mirë të fondit që vjel nga taksat.

“Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra.

Por të thoshim se ky problem mund të zgjidhet vetëm nga bashkitë nuk do të ishte e drejtë, natyrisht që shumë zgjidhje vijnë në një sinergji me qeverinë qendrore. Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive. Nuk është se vijmë nga askund, nga asnjë lloj mbështetje. Fondet më së pari duhet të ndikonin”, tha ai.

E ndërsa u shpreh se do të ketë një rilicencim, Gonxhe e vendosi theksin te aksioni anti-informalitetit që nisi sot me ndihmën e policisë së shtetit.

Blendi Gonxhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.