Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund martesës dhe kanë nisur romanca të reja në jetën e tyre, duket se mes Blero Muharremit dhe Afrona Dikës ka ende inate.
Thënë kjo, shpesh dyshja bëjnë postime të çuditshme në mediat sociale që duken si thumba për njëri-tjetrin. Ka qenë këngëtari ai i cili ka publikuar një postim në Instagram i cili thotë: “Nuk mund ta kthesh një të përdalë në grua për shtëpi”, dhe fjalës “e përdalë” ai i ka vendosur sipër fjalën “gold digger”, që u referohet vajzave që të duan për interes dhe para.
Postimi i Bleros vjen pas lajmeve për romencën e re të Afronës. Kjo e fundit shpeshherë ka lënë të kuptohet se ka nisir një lidhje të re. Së fundmi, u zbulua edhe identiteti i partnerit të saj, i cili quhet James dhe është një biznesmen zviceran.
Nga ana tjetër edhe Blero ka nisur një lidhje të re dashurie. Blero ka postuar në mediat sociale foto me partneren e re e cila i ka rrëmbyer zemrën ki janë shfaqur në momente intime.
Madje, para disa ditësh i ftuar në “Zemër Luana”, Labinot Gashi për pak zbuloi një sekret mjaft personal të Bleros. Gjatë një telefonate me të, Blero i tha se do të martohej pas 2 muajsh, por kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë e Labit, ai tha se po bënte shaka… Epo tani po presim çdo të ndodhë vërtet pas dy muajsh!
Mediat në Kosovë raportojnë se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.
Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.