Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një vizite në Athinë, dërgoi mesazhe drejt Turqisë që të ndalë kërcënimet që rrisin tensionin në rajon. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Blinken tha se është e rëndësishme që ndryshimet mes vendeve të menaxhohen në mënyrë diplomatike.
“Greqia dhe Turqia janë partnerët dhe miqtë tanë dhe vazhdojmë të diskutojmë, bashkëpunojmë me ta përmes NATO-s për sigurinë në rajon për të shmangur kërcënimet që rrisin tensionin dhe kjo është më e vështirë në një periudhë parazgjedhore.
Shikoni rajonin në tërësi dhe çfarë po bën Greqia për t’u bërë një qendër fuqie dhe për të lidhur Afrikën me Evropën dhe për të bashkuar vendet për bashkëpunim. Kur zgjidhen mosmarrëveshjet, hapen mundësi më të mëdha. Është shumë e rëndësishme që miqtë dhe partnerët të menaxhojnë dallimet e tyre në mënyrë diplomatike”.