Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të takimit të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes në Jerusalem. ”Ne jemi këtu me ju, dhe nuk do t’ju lëmë vetëm”,-tha Blinken.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, menjëherë pasi u përshëndetën, Blinken dëgjohet duke i thënë vazhdimisht Netanyahut: “Më vjen keq, ngushëllime për viktimat”.
Kryeministri i Izraelit e falënderon dhe i shtrëngon vazhdimisht dorën të ftuarit të tij amerikan. Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave të marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikan.