Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikthyer këtë të mërkurë sërish në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ai ishte vetë i pranishëm në seancë ku u shoqërua nga avokati i tij. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte apeluar vendimin e dhënë më parë nga GJKKO.
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi e ka arsyetuar vendimin e saj për rikthimin në burg të Bllakos, duke u bazuar në pretendimet e SPAK-ut, se ka prova dhe fakte se ai mund të largohet jashtë vendit. SPAK është shprehur se ekziston mundësia që ish-deputeti socialist të ndikojë në marrjen e provave si dhe të ndikojë të drejtësia.
