Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bllokimi i produkteve që shiten pa faturë, Braçe: Ju paralajmërova 

20:21 / July 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2053
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Tatimore përgjatë ditës së sotme ka inspektuar dhjetëra biznese të cilat tregtonin ushqime si mishi, qumështi dhe bulmeti.

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama të bërë ditën e premte në mbledhjen me kryebashkiakët, inspektorët kanë zbarkuar sot në terren duke bllokuar disa prej produkteve ushqimore.

Në lidhje më këtë situatë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Me një reagim të bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Braçe tha se e kishte paralajmëruar diçka të tillë që në vitin 2018.

Ndër të tjera deputeti i PS-së, thekson se një pjesë të “fajit” e ka edhe vetë skema e TVSH-së. Braçe tha se me këtë skemë TVSH-je patjetër që edhe çmimet do të jenë gjithmonë në rritje.

Reagimi i deputetit të PS-së, Erion Braçe:

6 vjet. Që në nëntor të 2018 lajmërova që do të ndodhte ekzaktësisht kështu, pra do të binim në informalitet të thellë, që do të rëndontë në të gjithë sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe në krahun tjetër do të cënonte sigurinë ushqimore. Ajo që ndodhi 6 vjet më parë me tatimin mbli vlerën e shtuar, e nxiti informalitetin, dhe në krahun tjetër si alternativë e nxiti importin e produkteve blegtorale përgjithësisht, atyre për të përpunuar, natyrisht të qymështit edhe mishit, që u konsumuan në këto 6 vite.

E para mbi të gjitha, do të doja që Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ministri, ministrja tjetër, të dinin që bujku, të cilët i thonë fermer, nuk lëshon fature. Me ligj faturën nuk e lëshon bujku, po autofaturën e lëshon grumbulluesi. 

Grumbulluesi për nevoja të përpunuesit apo drejtpërdrejt përpunuesi kur grumbullon ai vetë në territor. Këtu ka një problem, për të cilin ka 6 vjet që flas, kam 6 vjet që propozoj, ka 6 vjet që më kundërshtojnë, ka 6 vjet që më votojnë kundër, ose më thonë të drejtë ke, por ja do ta bëjmë…Është tatim mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë.

Në skemën 0 nga fermeri dhe 20% në dalje, ka denatyruar tatimin mbli vlerën e shtuar. Praktikisht funksionon si tatim mbi qarkullimin, taksë që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Mbi të gjithë kjo skemë i detyron grumbulluesit, përpunuesit të mos presin faturë. Pse? Sepse humbin para. Të paguash TVSH, 0 në blerje dhe 20 në dalje, është shumë më tepër se sa të paguash TVSH në import të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Pra siguria ushqimore është jetike.

Për të formalizimi është edhe më jetik. Por për të dyja bashkë duhet të ndryshojë tatimi mbli vlerën e shtuar. Nëse duam të bëjmë punë…nëse duam të rrisim më shumë çmimet… po patjetër: Çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

brace Formalitet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.