Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bllokimi i Rinasit, Mecaj: Hapësira ajrore sot “në dorë” të NATO-s e SHBA, kontrollorët janë çertifikuar nga ato! Jakaj: Pse i sjell nga Turqia dhe jo nga BE

23:44 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mece arben
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bllokimi i fluturimeve në Rinas për pak më shumë se 24 orë se kontrollorët e trafikut ajror shpallën paaftësinë për të punuar për shkak të stresit të ardhur si pasojë e uljes së financave të tyre gjatë pandemisë, është diskutuar me tone të ashpra mes analistëve në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Për opinionistin Arben Meçaj tashmë hapësira ajrore e Shqipërisë nuk është më nën juridiksionin shqiptar por kontrollohet nga NATO dhe SHBA dhe se kontrollorët turq të ardhur në Rinas janë sjellë pikërisht nga NATO dhe janë të certifikuar prej tyre. Por kjo nuk i ka pëlqyer kandidatit të LSI-së për deputet në Tiranë, Besnik Jakaj, i cili thotë  se Rama mund t’i kishte marrë këto kontrollorë nga një vend anëtar i NATO-s dhe jo nga Turqia, pasi sipas tij shqiptarët duhet të shohin nga BE dhe se ardhmja e tyre është atje.

Debati me tone të ashpra mes Arben Meçes dhe Besnik Jakaj:

Arben Meçe: Lulzim Basha ka qenë gjithmonë 2-shi dhe sot është 3-shi ose 4-ra. Tentojnë ta bëjnë 1-shin po nuk e bëjnë dot, Rama e di që nuk merret me të se e di që është një kufomë dhe sot merret me 1-shin që është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Që në 2002-2003 në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit është  instaluar sipërmarrja amerikane që operon me industrinë më të përparuar elektronike të luftës. Gjithë instilacioni i vëzhgimit ajror të Shqipërisë nuk e bëjmë ne, pasi hapësira jonë i përket një gjeopolitike të madhe që në qendër është NATO dhe SHBA. Mbyllja e aeroportit ka vënë në lëvizje aleatët tonë. Hapësira ajrore e Shqipërisë në këto momente nuk është më nën juridiksionin e Shqipërisë por të NATO-s dhe ardhja e këtyre kontrollorëve nuk është në juridiksion shqiptar por kanë  marrë certifikim nga NATO dhe nga SHBA dhe nuk shihet përkatësia territoriale e tyre.  

Besnik Jakaj: Pse nuk i merr nga një vend i NATO-s

Arben Meçe: Ti nuk e di akoma që Turqia është në NATO. Personat që kanë ardhur këtu nuk janë certifikuar nga shteti shqiptar por nga NATO dhe këta njerëz i ka sjellë NATO këtu. Ditën kur këta hynë në grevë cenuan sigurinë gjeopolitike, jo vetëm Shqipërinë.

Besnik Jakaj: Shqiptarët duhet të shikojnë nga BE dhe jo Turqia, ti me Ramën shko atje.

certifikuar hapsira mecaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.