Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu. Balliu është shoqëruar menjëherë pas përfundimit të protestës. Kujtojmë se Balliu është shoqëruar edhe më herët, pikërisht për protestën te Unaza.
Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë.
Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor. Në protestën e mbrëmjes së sotme ka qënë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hodhi hapin e parë duke tërhequr protestuesit që të bllokojnë rrugën tek zona e Astirit. Por a do ketë guximin policia të shoqërojë edhe Bashën?