Policia kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit gjatë një kontrolli në portin e Durrësit kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme heroine dhe kokaine.
Nga të dhënat e para mësohet se lënda narkotike iu gjet një personi qe po udhetonte drejt Italisë.
Policia ka ndaluar tre persona. Policia tha se shtetasi me inicialet E.D, e kishte fshehur drogen ne trup. Madje mesohet se Policia kishte siguruar informacion paraprak.
Sipas burimeve të agjentët nuk e kanë mbyllur ende aksionin dhe kontrolli po vijon. Deri tani mësohet se janë gjetur në kamion 3 kg heroninë.