Presidenti i Sri Lankës është bllokuar, pasi protestuesit kanë marrë në dorë aeroportin. Gotabaya Rajapaksa ka premtuar se do të japë dorëheqjen të mërkurën, në mënyrë që të hapi rrugën një “tranzicion paqësor të pushtetit”, pas protestave të përhapura kundër tij për krizën më të keqe ekonomike të vendit.
73-vjeçari u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo pak para se mijëra protestues ta pushtonin atë të shtunën. Më pas ai donte të udhëtonte në Dubai, por oficerët e emigracionit refuzuan të shkonin në suitën VIP për të vulosur pasaportën e tij, ndërsa ai këmbënguli se nuk do të kalonte nëpër objektet publike, nga frika e hakmarrjeve nga përdoruesit e tjerë të aeroportit.
Gjatë fundjavës protestuesit hynë në shtëpinë e presidentit në Kolombo. Ky qytet ishte më i qetë të hënën, ku qindra njerëz u panë në rezidencën e presidentit. Policia nuk bëri asnjë përpjekje për të ndërhyrë.