Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë qarkun e Lezhës.
Mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.
