Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar “shpërthimin” e saj në Kuvendin e Shqipërisë paraditen e sotme.
Hajdari u pyet nga moderatori Blendi Fevziu nëse gjithçka ishte e vërtetë apo një shfaqje teatrale. Në fjalën e saj deputetja tha se gjithçka e kishte ndjerë.
“Ishte i vërtetë unë nuk di të gënjej. E dëgjoj shpesh por unë nuk di të bëj politikë ndryshe. Politika nuk duhet të jetë arti i mashtrimit. Sot aq kisha në dorë. Rama nuk mund të dilte për të bërë fjalimin e tij të Ramës. Ishte revoltë e sinqertë,”-tha Hajdari.