Trashëgimtarja e Top Channel njekohësisht edhe blogere e njohur Lori Hoxha, që cilësohet ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe jo vetëm. Por ditën e sotme ka habitur fansat, pasi në një postim në Instagram shkruante se do të hiqte zyrtarisht dorë nga Instagrami.
“Nuk arrita deri në këtë pikë të jetës time për të postuar foto të miat nga 2009-ta. Kam ecur shumë për t’u bërë pjesë e kësaj gracke”, shkruhet në foton e publikuar nga blogerja.
“Jam duke hequr zyrtarisht dorë nga Instagrami. Shpenzoj shumë kohë këtu. Kujdesuni për veten. Do të rikthehem pas 15 minutash. Mirupafshim për tani”, shkruajti blogerja pak më vonë në Istastory, duke na lënë të kuptojmë se ishte një shaka dhe se nuk do të heqë dorë në të vërtetë.